Abdixhiku i reagon Kurtit për zgjatje mandati: Flet gjëra pa fije inteligjence NULL NULL 25.06.2025 12:53 25.06.2025 12:53 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se opozita po i zgjat mandatin qeverisë në detyrë. Abdixhiku e cilësoi këtë deklaratë si të pabazuar dhe pa logjikë, duke theksuar se Kurti vepron në mënyrë jolegjitime dhe e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit dhe të deputetit, njofton Klankosova.tv. “Mos i kushtoni rëndësi njerëzve që flasin pa asnjë lloj inteligjence, si ato që thonë ‘po ia zgjatim mandatin Kurtit’. Ai është në një pozitë jolegjitime, pa mandat, dhe ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe deputetit. Kjo nuk ka asnjë logjikë”, tha Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë