Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet

NULL NULL
25.06.2025 12:50

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se shteti ka paguar rreth 59 mijë euro pensione pas vdekjes.

Sipas ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve.

Nga krahasimi i të dhënave, është zbuluar se gjatë vitit 2024, janë realizuar gjithsej 437 pagesa, në vlerë prej 58 mijë e 750 euro, transmeton Klankosova.tv

Pagesat pas vdekjes së përfituesve ndodhin kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë dhe kur vdekjet nuk regjistrohen në kohë.

ZKA ka rekomanduar që ministria të analizojë çë3shtjen dhe të shqyrtojë mundësi për kthimin e mjeteve në llogarinë e buxhetit./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.