Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan NULL NULL 25.06.2025 12:19 25.06.2025 12:19 Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës. Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar. E rëndë: Ky është zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë