A mund të ketë propozim tjetër për kryeparlamentar – ja si përgjigjet Haxhiu NULL NULL 25.06.2025 12:28 25.06.2025 12:28 Kandidatja për shefe të parlamentit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 37-të me radhë në pëprjekje për ta konsittuar Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se opozita me mungesën e vullnetit për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, opozita po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. “Ne në mars kemi përmbyllur mandatin tonë dhe jemi qeveri në detyrë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të konstitutohet Kuvendi në mënyrë që pastaj të fillojnë afatet për zgjedhjen e qeverisë”, deklaroi Haxhiu, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, e pyetur se a mund ta bëjë një propozim tjetër, VV-ja rreth postit të shefit të Kuvendit, ajo theksoi se “opozita nuk po lejonn të shkohet tek propozimi i radhës”. “Sa herë të flisni për propozimin e Vetëvendosjes, ta merrni përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim ne nuk po flasim më për emrin, po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër”, shtoi ajo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë