Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës NULL NULL 25.06.2025 11:37 25.06.2025 11:37 Pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci nga VV-ja ka folur para mediave. Sipas saj, mungesa e pjesëmarrjes në procesin e votimit po e zgjat krizën institucionale dhe po e dëmton interesin shtetëror, njofton Klankosova.tv. “Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese, nuk kemi pjesëmarrje në procesin e votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në seancë që të kemi pjesëmarrje në votim – qoftë me votë për, kundër apo edhe me abstenim”, deklaroi Statovci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 10 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 2 orë më parë