Armëpushimi në Lindjen e Mesme, Trump “shumë krenar” NULL NULL 25.06.2025 11:14 25.06.2025 11:14 Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur krenar për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim. Duke folur në samitin e NATO-s në Hagë të Holandës, ai tha se armëpushimi ishte “shumë i mirë”, transmeton Klankosova.tv. I pyetur në lidhje me raportet e inteligjencës amerikane që sugjeronin se sulmet nuk shkatërruan vendet bërthamore të Iranit, Trump nuk u pajtua dhe tha se ishte “zhdukje virtuale”. “Unë besoj se ishte zhdukje totale, besoj se ata nuk kishin një shans për të nxjerrë asgjë sepse ne vepruam shpejt. Është e vështirë të hiqet ai lloj materiali – shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm”, shtoi Trump. Presidenti amerikan u pyet gjithashtu në lidhje me kërcënimet iraniane për të vazhduar pasurimin e uraniumit dhe tha: “Gjëja e fundit që ata duan të bëjnë është të pasurojnë diçka tani. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 340 zyrtarë policorë kryejnë punë për të cilat s’janë të kualifikuar, thotë ZKA-ja 13 minuta më parë