Trump thotë se sulmet amerikane ndaj centraleve të Iranit mund të ndihmojnë në marrëveshjen për Gazën NULL NULL 25.06.2025 11:13 25.06.2025 11:13 Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mendon që sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit mund të ndihmonin në një përparim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza dhe se ai ishte “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për atë konflikt. “Mendoj se po bëhet përparim i madh në Gaza. Për shkak të sulmit që bëmë, mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira”, iu tha ai gazetarëve në samitin e NATO-s të mërkurën, raporton Cnn, transmeton Klankoosova.tv. “Mendoj se ndihmoi pak, tregoi shumë fuqi”, shtoi ai. “Veçmas, edhe para kësaj, ne ishim shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për Gazën.” Trump i bëri komentet gjatë një takimi të shkurtër për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në samitin në Hagë të Holandës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 340 zyrtarë policorë kryejnë punë për të cilat s’janë të kualifikuar, thotë ZKA-ja 11 minuta më parë