Shqipërinë në maj e vizituan 1 milion turistë të huaj, 95 për qind prej tyre nga Europa NULL NULL 25.06.2025 09:00 25.06.2025 09:00 Në majin e vitit 2025, Shqipëria ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Gjatë këtij muaji, në vend kanë hyrë mbi 1,6 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj që shënon një rritje prej 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Vetëm turistët e huaj kanë qenë mbi 987 mijë, që përfaqëson një rritje prej 1,4 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ndër ta, 95 për qind kanë qenë shtetas nga vendet e Europës, konkretisht 72 për qind nga Europa Jugore dhe 14 për qind nga Europa Perëndimore, raporton Trt global, transmeton Klankosova.tv. Qëllimi kryesor i vizitave ka qenë turizmi. Hyrjet për pushime përbëjnë 98 për qind të rasteve, me një rritje prej 0,9 për qind krahasuar me majin e vitit 2024. Gjithashtu, gjatë periudhës janar–maj 2025, Shqipërinë e kanë vizituar gjithsej 3,4 milionë turistë të huaj – 3,9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritshmëritë e turoperatorëve mbeten të larta, veçanërisht për muajt e verës, kur Shqipëria zakonisht regjistron flukset më të mëdha turistike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 340 zyrtarë policorë kryejnë punë për të cilat s’janë të kualifikuar, thotë ZKA-ja 2 minuta më parë
Kosova “Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” / Rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet (VIDEO) 6 minuta më parë