Trump hedh poshtë vlerësimin e inteligjencës se nuk u shkatërrua programi bërthamor i Iranit NULL NULL 25.06.2025 07:52 25.06.2025 07:52 Donald Trump Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këmbëngul se vendet bërthamore në Iran u “shkatërruan plotësisht” nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre. Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u zbuluan nga CBS, dhe media të tjera. I dërguari special i Trumpit në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e quajti rrjedhjen e informacionit “tradhtare”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit duket se po vazhdon të mbahet, pasi të dy kombet e pranojnë se është në fuqi. Por luftërat që Trumpi ka trashëguar dhe ka premtuar t’u japë fund, në Gaza dhe Ukrainë, vazhdojnë të intensifikohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite thotë se ka rrëzuar një dron: Me shumë gjasa është nisur nga Jemeni 6 minuta më parë