Ambasadori i Iranit në OKB falënderon Katarin për rolin e tij në armëpushim NULL NULL 24.06.2025 23:31 24.06.2025 23:31 I dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani ka falënderuar Katarin për rolin e tij në armëpushimin Iran-Izrael në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka thënë se Katari ka bërë përpjekje të sinqerta dhe diplomatike në këtë drejtim, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Dua të falënderoj sinqerisht shtetin e Katarit, për përpjekjet e tij të sinqerta dhe diplomatike për të ndihmuar në përfundimin e agresionit izraelit, vendosjen e një armëpushimi dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve rajonale që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur ai. Shprehja e mirënjohjes së Iravanit ndaj Katarit vjen një ditë pasi Irani nisi një sulm ndaj një baze ajrore amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tregu i lirë i energjisë, OEK njofton për aktgjykimin e dytë që anulon njoftimin e ZRrE-së 6 minuta më parë