Botëror, Aucklandi shënon golin e parë pasi mori 17 sosh NULL NULL 24.06.2025 22:39 24.06.2025 22:39 Auckland City ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës për klube. Ata realizuan kundër Boca Juniorsit, pas 17 golave të pranuar në tri ndeshje. Klubi nga Zelanda e Re mori nëntë nga Bayern Muncheni e gjashtë nga Benfica, si dhe një sot, të 17-tin. Christian Gray realizoi golin e barazimit, 1:1, ndaj Boca Juniors pak pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes që tashmë është ndërprerë për shkak të motit të lig. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.