Nico kërkon të transferohet te Barcelona, Bilbao nuk pranon pagesë me këste NULL NULL 24.06.2025 19:06 24.06.2025 19:06 Nico Williams. Foto: AP Nico Williams dhe agjenti i tij kanë informuar klubin Athletic Bilbao për dëshirën e lojtarit që të bashkohet me Barcelonën. Megjithatë, klubi bask nuk është i gatshëm të pranojë pagesën në këste dhe kërkon vetëm shlyerjen e plotë të klauzolës së lirimit, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Ndërkohë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Nico Williams për kontratën deri në qershor 2031 është arritur dhe Bilbao është njoftuar për këtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.