Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së i kërkon Iranit ta rifillojë bashkëpunimin

NULL NULL
24.06.2025 18:54

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA), Rafael Grossi ka thënë se mirëpret njoftimet e sotme në lidhje me situatën në Iran.

Ai ka kërkuan rifillim të bashkëpunimit, duke thënë se është çelësi për një marrëveshje të suksesshme diplomatike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Rifillimi i bashkëpunimit me IAEA-në është çelësi për një marrëveshje të suksesshme diplomatike për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen mbi aktivitetet bërthamore të Iranit”, thotë Grossi.

Ai shton se i ka shkruar Ministrit të Jashtëm iranian për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe për të propozuar që ata të takohen së shpejti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.