Dhoma e Tregtisë mirëpret vendimin e Komerciales për çështjen e kalimit në treg të lirë për bizneset NULL NULL 24.06.2025 11:51 24.06.2025 11:51 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi pak më parë se Gjykata Komerciale në vend ka marrë vendim që të pezullojë njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Këtë vendim e ka mirëpritur edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. “Ky vendim vërteton për të satën herë deklarimet tona se ZRrE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur, derisa në këtë proces është vetëm një kompani që po jep oferta të furnizimit”, tha DhTIK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025