Shtatë raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Kosovë NULL NULL 24.06.2025 08:58 24.06.2025 08:58 Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në dy ditët e fundit në Kosovë. Gjashtë rastet e para kanë ndodhur gjatë së hënës, ndërkaq një në Gjakovë është regjistruar të dielën. Lidhur me këto, policia bën të ditur se shtatë persona janë arrestuar. Njoftimi i policisë: Prishtinë / 23.06.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Prishtinë / 23.06.2025 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti kompentent. Prishtinë / 23.06.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gjilan/ 23.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pejë / 23.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjakovë / 22.06.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. Vushtrri / 23.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025