Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli thotë se pranoi armëpushimin pasi ‘eliminoi kërcënimin bërthamor dhe raketor të Iranit’

NULL NULL
24.06.2025 08:39
Foto: AP

Qeveria izraelite thotë se pranoi propozimin e armëpushimit pasi “arriti objektivat” e sulmeve të saj ndaj Iranit.

Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”.

Deklarata vazhdon duke thënë se forcat izraelite, në ditën e fundit, kanë “goditur rëndë objektiva qeveritare në zemër të Teheranit, duke eliminuar qindra operativë të Basij” – një milici që qeveria iraniane shpesh përdor për të shtypur protestat – dhe “duke eliminuar një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor”.

“Izraeli falënderon presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, shton deklarata.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.