Tahiri: AAK nuk e ka mbështetjen time për të bërë koalicione parazgjedhore (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 07:07 24.06.2025 07:07 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e ndonjë koalicioni parazgjedhor të partisë së tij me subjekte të tjera politike. I ftuar në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, Tahiri theksoi se qëndrimi i tij është i qartë dhe i prerë. “Mbështetjen time nuk e kanë, absolutisht asnjë koalicion. E them publikisht, nuk e kanë mbështetjen time në asnjë formë. Kushdo që mendon të bëjë njëfarë koalicioni e ka gabim. Kjo duhet të ndalet me vijë të saktë, sepse aleanca në pikë të natës, i ka 8%”, deklaroi Tahiri./Klankosova.tv. Ndiqni deklarimin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 19 orë më parë