Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: Izraeli është agresor dhe okupues që është ndërtuar mbi gjenocid ndaj palestinezëve (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2025 23:42

Amir Ahmeti, ish-ambasadori në Katar, në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Izraeli dhe Irani janë dy shtete destabilizuese.

Ai përmendi destabilizimin e Libanit dhe Jemenit, që siç thotë ai, erdhën nga Irani.

Ndërkaq, tha se nuk ka pasur ndonjë aleancë të theksuar mes Turqisë dhe Iranit.

“Irani prej vitit 1948 Irani ka sulmu vazhdimisht shtetet e rajonit, pra është agresori i vetëm kah Deti Mesdhe. Ndërsa në anën tjetër, prej vitit 1979, Irani vazhdimisht ka destabilizuar shtetet sunite”, tha Ahmeti.

Ndër tjerash, Ahmeti tha se “Izraeli është i vetmi shtet që nuk e ka respektuar asnjë rezolutë të Kombeve te Bashkuara”.

“Iraeli prej vitit 48’të e deri sot është agresor dhe okupues. Madje prej vet historianëve dhe gazetarëve izraelitë, Izraeli është ndërtuar mbi gjenocid dhe spastrim etnik të palestinezëve”, vijoi tutje ai.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.