Trump thërret për paqe, i reagon Iranit: Kundërpërgjigje shumë e dobët NULL NULL 23.06.2025 22:17 23.06.2025 22:17 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka reaguar pas tentim sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku si cak ishin disa baza amerikane atje. Trump deklaroi se kjo është një kundërpërgjigje tejet e dobët e Iranit, ndaj shkatërrimit të zonave bërthamore, megjithatë ai bëri thirrje për paqe, transmeton klankosova.tv. Sipas tij, atje u lëshuan 14 raketa, 13 prej të cilave u rrëzuan derisa një u lirua pasi po shkonte në cak jokërcënues, transmeton Klankosova.tv. “Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe pothuajse nuk është shkaktuar ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata e kanë nxjerrë gjithçka nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump në Truth Social transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.