Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata Trump po parashikonte hakmarrje nga Irani NULL NULL 23.06.2025 20:07 23.06.2025 20:07 Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN ka thënë se Administrata Trump po parashikonte që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës dhe presidenti nuk dëshiron më shumë angazhim ushtarak në rajon “Ne e dinim se ata do të hakmerreshin”, është shprehur ai. Zyrtari tha se vlerësimet fillestare ishin se raketat nuk goditën objektivat e tyre të synuara, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore kapi një sulm raketor iranian në bazën ajrore amerikane në vend.