Zëvendësministri i Jashtëm rus: Partneriteti i Moskës me Iranin është i pathyeshëm NULL NULL 23.06.2025 18:58 23.06.2025 18:58 Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se partneriteti i Moskës me Iranin është i pathyeshëm “Irani po vepron brenda kuadrit të zbatimit të së drejtës së vetëmbrojtjes, ky është një prezantim absolutisht legjitim dhe korrekt”, u tha Sergei Ryabkov, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Ai është shprehur se bashkëveprojmë me Iranin në shumë fusha, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Është e qartë se do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime të zbuloja përmbajtjen e atyre kontakteve që janë në vazhdim, përfshirë sot, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”. “Dua të theksoj se partneriteti ynë strategjik me Iranin është i pathyeshëm”, është shprehur tutje Ryabkov. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.