Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanosi me armë bashkëshorten dhe vëllain e saj, ngritet aktakuzë ndaj një burri në Gjakovë

NULL NULL
23.06.2025 16:38

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për katër vepra të ndryshme penale, kundër të pandehurit me inicialet G.G, i cili kishte kanosur me jetë bashkëshoreten e tij dhe vëllain e bashkëshoretës.

Veprat penale përfshijnë kanosje me armë zjarri, lëndim trupor, posedim të paautorizuar të armëve si dhe posedim të narkotikëve.

Prokuroria njofton se kanosja me armë AK47 nga i pandehuri erdhi për shkaqe xhelozie. Rasti kishte ndodhur më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht  në shtëpinë e tij.

“Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht  në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rendë të shëndetit i shkakton lëndime trupore, bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas ekspertizës mjeko-ligjore”, njofton Prokuroria.

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, prg.3, nën prg.3.2, lidhur me prg.2, dhe prg.1, nën prg.1.3, të KPRK- së. Sipas pikes III të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri më datë 26.02.2025, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 prg.1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.