A u zhdukën të dhënat për importin e rrymës: Dogana jep një sqarim për Klankosova.tv NULL NULL 23.06.2025 16:29 23.06.2025 16:29 Pasi aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, alarmoi për një skandal që dyshohet të ketë ndodhur në Doganën e Kosovës, ku pretendohet se janë larguar të dhënat dhe raportimi për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data, Dogana ka dhënë një sqarim për Klankosova.tv. Zëdhënësi Adriatik Stavileci, deklaroi se të dhënat ishin tërhequr përkohësisht për t’i përtërirë. “Kjo nuk është e vërtetë. Të dhënat kanë ekzistuar në data bazën tonë, veçse janë tërhequr përkohësisht për t’i përtërirë ato të dhëna. Thjeshtë kanë qenë të paqasshme pasi janë tërhequr nga zyrtari jonë derisa janë plotësuar. Ato të dhëna janë periodike. Dhe nuk janë bërë update vetëm të dhënat për rrymën por edhe të fushave të tjera”, deklaroi Stavileci për Klankosova.tv. “Ne do ta bëjmë edhe një sqarim si Doganë e Kosovës lidhur me këto të dhëna. Këto të dhëna tani janë të qasshme”, theksoi Stavileci për Klankosova.tv. Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025