Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
23.06.2025 15:33

Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari – Lila.

Në intervistën kryesore do të diskutohet për bllokadën institucionale, ku edhe sot pas 36 tentimeve të zgjedhurit e popullit nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin. Gjithashtu me Kusari-Lilën do të diskutohet edhe për deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se do ta zgjidhë sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pse nuk po heq dorë VV-ja nga Albulena Haxhiu?

A ka ndonjë marrëveshje VV-ja me partitë tjera për votimin e qeverisë?

Cila mund të jetë zgjidhja e Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë?

A është deklarata e Trump alarm për krijimin e institucioneve?

A do t’i kushtojnë Kosovës mungesa e institucioneve në këtë çështje?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.