Rreth 500 të vdekur dhe 3 mijë të lënduar në Iran nga sulmet e Izraelit NULL NULL 23.06.2025 14:23 23.06.2025 14:23 Televizioni shtetëror iranian raporton se “rreth 500” persona janë vrarë që nga sulmi i Izraelit më 13 qershor ndaj Iranit, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit. Ai shton se më shumë se 3,000 persona janë plagosur, transmeton Klankosova.tv. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria e Iranit, gazetarët e BBC-së nuk mund të raportojnë nga brenda vendit, duke e bërë të vështirë vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga sulmet e Izraelit. Një grup i të drejtave të njeriut që po ndjek konfliktin – Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran – e vlerëson shifrën e numrit të personave të vrarë pothuajse dyfish. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025
Kosova Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe (VIDEO) 23/06/2025