Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha publikon pamjet: Një person 4 vota, shqiptarët po e shikojnë farsën

NULL NULL
23.06.2025 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të hënë në një konferencë me gazetarët ku ka ndarë një video me anë të së cilës denoncon parregullsitë e ndodhura në qendrat e votimit.

Berisha është shprehur se qytetarët shqiptar por tashmë edhe Europa po njihen “me farsën elektorale” të 11 majit.

“ Tani, imagjinoni pak kjo, është farsa.  Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prap votën.  Nuk ndalet, prap votë.  Komisineri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit. Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit. Aty rri dhe i udhëzon, komionerja.  Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri. Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar. Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa. E quajta të domosdoshme të njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për të dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit të narkokryeministrit, apo narkodiktatorit Edi Rama dhe shtetit të tij të drogës, narkoshtetit të tij.

Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre.

Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar.  Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje”,-tha Berisha.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.