Aksident në Kaçanik – motoçiklisti lëndohet lehtë NULL NULL 23.06.2025 13:42 23.06.2025 13:42 Ilustrim Një aksident mes një veture dhe motoçiklete pa targa ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se nga ky aksident, lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. “Rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 orë më parë