E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit në Ferizaj NULL NULL 23.06.2025 12:49 23.06.2025 12:49 Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt, ku një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një veturë në oborrin e shtëpisë së dajës. Ngjarja ka ndodhur ditën e së dielës, kur fëmija është goditur nga një veturë e drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, djali i dajës së tij, siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani. Ngasësi thuhet se nuk e kishte vërejtur fëmijën në momentin kur po lëvizte mbrapa me veturë. Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtari policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, por fatkeqësisht mjekët vetëm sa kishin konstatuar vdekjen e tij. Hasani ka raportuar nga vendi i ngjarjes se gjendja emocionale e prindërve dhe familjes është shumë e rëndë pas tragjedisë. Varrimi i fëmijës do të bëhet sot në fshatin Mirosalë nga ora 18:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 orë më parë