E dhimbshme për familjen Bytyqi në Ferizaj: Sot i jepet lamtumira fëmijës 3-vjeçar që vdiq tragjikisht NULL NULL 23.06.2025 12:30 23.06.2025 12:30 Varroset sot në fshatin Mirosalë fëmija rreth katërvjeçar që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në oborrin e shtëpisë së dajve në fshatin Dardani të Ferizajt. Fëmija dyshohet se është goditur nga një veturë, ndërsa ngasësi, sipas policisë ka lidhje familjare me viktimën, njofton Klankosova.tv. Zyrtari rajonal i Policisë për Ferizajn, Kanun Veseli, konfirmoi për Klankosova.tv, se fëmija ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij. “Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, thuhet në deklaratën e Veselit për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 orë më parë