Bllokimi i Kuvendit, kryetari i Hanit të Elezit: Gjendje e papranueshme, u bë e tepërt (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 10:21 23.06.2025 10:21 Mehmet Ballazhi, kryetari i Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, kryetari i Hanit të Elezit ka folur për ngërçin politik në një intervistë për “Fol me Arin”. Ballazhi tha se bllokada e Kuvendit të Kosovës është një gjendje e papranueshme, derisa shtoi se nuk i ka mbetur “lezet” as të shikohen zhvillimet në këtë institucion, transmeton Klankosova.tv. “Natyrisht që është gjendje e papranueshme, kjo gjendje që po përsëritet që disa herë, natyrisht që nuk ish dashur me ndodh kështu, dhe tani nuk është më interesant as të hapet televizioni me e pa se si po zhvillohen punimet në Kuvend”, u shpreh ai. Ai shton se kjo situatë është bërë e tepërt. “Me të vërtetë është bërë e tepërt, për mbi 35 herë me shku në Kuvend, edhe pse dihet çfarë do të ndodh para se me shku atje”, u shpreh Ballazhi. Ndryshe, sot deputetët e zgjedhur mblidhen për të 36-ën herë për të tentuar ta konstituojnë Parlamentin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 1 orë më parë