Ministria e Jashtme e Iranit i quan sulmet e ShBA-ve “jashtëzakonisht të rrezikshme” NULL NULL 22.06.2025 17:24 22.06.2025 17:24 Bombarduesi B-2 Spirit. Foto: AP Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka folur pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i sulmuan mbrëmë tri objektet kyçe bërthamore iraniane. Baghaei tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara ishin jashtëzakonisht të rrezikshme. “Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin jashtëzakonisht të rrezikshme dhe një tradhti ndaj diplomacisë”, tha Bahaei për CNN, transmeton Klankosova.tv. Në lidhje me sulmet amerikane, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se ato do të kenë “pasoja të përjetshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.