Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtoresha e Komitetit “Amerikan-Hebraik”: Shumica e Izraelit e lumtur për sulmin amerikan ndaj Iranit

NULL NULL
22.06.2025 17:22

Avital Leibovich, drejtoreshë e Komitetit “Amerikan-Hebraik”, ka folur për situatën që është duke mbretëruar në Lindjen e Mesme pas zhvillimeve disa ditore në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se këto janë momente tensionuese, dhe se pati sulme raketore nga Irani në Izrael.

“Sot herët në mëngjes shumica dërrmuese e vendit ishin në strehim për shkak të alarmeve meqë pati sulm raketor nga Irani i ndarë në dy pjesë, njëri sulm u krye me 20 raketa ndërkaq tjetri me 5.  Kjo shkaktoi shumë dëme në disa pjesë të Haifas dhe në Tel Aviv por fatmirësisht nuk ka të vdekur. Janë rreth 11 persona të lënduar por jo rëndë, njerëzit po qëndrojnë të strehuar dhe po ndjekin udhëzimet në mënyrë që të jenë të mbrojtur”, theksoi Leibovich.

“Pyetja është se çfarë mund të ndodh gjatë orëve në vazhdim, a do të kthehet Irani në tavolinën e negociatave e në këtë mënyrë do të mund ta ruanin regjimin por duke qenë të detyruar të bëjnë kompromise ose do të vazhdojnë të sulmojnë. Ata ende nuk i kanë sulmuar bazat amerikane në rajon, e nëse kjo do të ndodh do ta ndryshonte lojën. Topi është në fushën e Iranit”, tha Leibovich.

Tutje, e njëjta u shpreh se mendon që se shumica e Izraelit janë të lumtur me lajmet, me vendimin e Amerikës për të sulmuar Iranin.

“Ky është sinjal i qartë që kërcënimi nuklear nuk ka qenë i tillë vetëm për Lindjen e Mesme dhe Izraelin, por për gjithë botën. Sulmi është interes amerikan. Dhe mendoj që pjesa më e madhe e publikut e mbështet operacionin 10 ditor pothuajse të Izraelit në Iran”.

“Nuk e dimë ende se cili do të jetë rezultati i këtyre sulmeve sepse ngjau vetëm pak orë më parë. Por nëse si rezultat i tyre do të kishte shkatërrim të plotë të bazës nukleare të Fordow, atëherë besoj se po i afrohemi qëllimit që të eliminojmë çfarëdo baze prodhuese të armëve nukleare në Iran”, ka deklaruar Leibovich. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.