Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jasir Asani, gol dhe asist për Gwangjun

NULL NULL
22.06.2025 17:15

Jasir Asani, sot u bë protagonist në përballjen mes Gwangju dhe Daejeon që përfundoi në barazim me shifrat 2:2.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontribuoi në të dy golat e shënuar.

Të parin e realizoi vet, derisa të dytin asistoi për shokun e tij të ekipit.

Pas përfundimit të takimit, Jasir Asani ka publikuar një InstaStory në profilin e tij, me dy emoji, një pistoletë bashke me një njeri të akullt.

Sulmuesi i “Kuqezinjve”, tregoi sërish sot se është një ndër kryesorët në organikën e klubit korean.

Asani ka bërë mjaft mirë deri më tani në Korenë e Jugut.

Në 27 ndeshje, bashkë me të sotmen, ai ka shënuar 14 gola.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.