Parlamenti iranian voton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit NULL NULL 22.06.2025 17:01 22.06.2025 17:01 Parlamenti i Iranit, ka miratuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit pasi SHBA-të nisën sulme kundër objekteve bërthamore të vendit. Kjo ngushticë, është një kalim kyç përmes të cilit rrjedh 20 përqind e kërkesës globale për naftë dhe gaz. Prodhuesit kryesorë të naftës, përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbështeten në rrugën ujore për të hyrë në det të hapur. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, mbyllja e këtij korridori detar mund të prishë furnizimin global me naftë, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve dhe mund të kufizojë përkohësisht aftësinë e anijeve luftarake amerikane për të dalë nga Gjiri Persik, transmeton Klankosova.tv. Sipas televizionit shtetëror iranian, pasditen e së dieles organi më i lartë i sigurisë i Iranit tani do të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta mbyllë korridorin e transportit detar. Esmail Kosari, një komandant i Gardës Revolucionare, i tha Klubit të Gazetarëve të Rinj se kjo është në axhendë dhe “do të bëhet sa herë që të jetë e nevojshme”, ka raportuar Telegraph, transmeton Klankosova.tv. Ushtria amerikane ka shkaktuar “dëme dhe shkatërrime ekstreme” në tre vendet më kritike bërthamore të Iranit, tha gjenerali kryesor i Amerikës. Duke zbuluar detajet e misionit, të quajtur “Çekani i Mesnatës”, gjenerali Dan Caine tha se SHBA-të “e ruajtën elementin e surprizës” gjatë gjithë operacionit dhe pretenduan se nuk u qëllua asnjë e shtënë drejt bombarduesve të tyre të fshehtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025