Sulmi në Iran, përforcohen masat e sigurisë në Amerikë NULL NULL 22.06.2025 15:56 22.06.2025 15:56 Amerika po rri në gjendje gatitshmërie pas sulmit amerikan ndaj Iranit. Autoritetet federale dhe udhëheqësit në disa shtete dhe qytete të mëdha, nga Nju Jorku në Los Anxhelos dhe kryeqytet, po rrisin sigurinë dhe po monitorojnë kërcënimet e mundshme pas bastisjeve amerikane, raporton ANSA. Zëvendësshefi i FBI-së, Dan Bongino tha se janë plotësisht të angazhuar dhe vigjilentë. “Burimet tona janë plotësisht të angazhuara. Ne mbetemi vigjilentë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë ata që e mbrojnë atë”, shkroi zëvendësshefi i FBI-së, Dan Bongino, në X. Ndërkaq, sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem në X, shkroi se forcat e rendit janë gjithashtu në gatishmëri të lartë. “Ne do të punojmë pa u lodhur për të mbrojtur atdheun amerikan”, shkroi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, në X. / Klankosova.tv We will work unceasingly to protect the American homeland. Thank you President @realDonaldTrump. In God We Trust. — Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) June 22, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guterres: Populli i Lindjes së Mesme nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi 33 minuta më parë