I nxehti i madh mbush me turistë plazhet shqiptare NULL NULL 22.06.2025 15:09 22.06.2025 15:09 Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj. Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare. Të tërhequr jo vetëm nga deti dhe rëra, por edhe nga çmimet e lira, ata e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Edhe operatorët turistikë janë optimistë për këtë sezon, të cilin e konsiderojnë të suksesshëm që në nisje. Ata presin që piku i fluksit të arrijë gjatë muajve korrik dhe gusht, kur priten më shumë vizitorë nga Ballkani dhe Europa Qendrore. Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të gjallëruar të ekonomisë, me Shqipërinë që çdo vit po tërheq më shumë turistë falë bukurive natyrore dhe mikpritjes tradicionale./TV Klan/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Irani tregon kush vendosë për kohem dhe natyrën e kundërpërgjigjes ndaj sulmit të ShBA-së 22/06/2025