ShBA-ja vendosi bombardues mbi Paqësor si “karrem” gjatë operacionit në Iran NULL NULL 22.06.2025 14:37 22.06.2025 14:37 Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Shefave të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine ka thënë se operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit, i koduar si “Operacioni Hammer i Mesnatës”, përfshiu më shumë se 125 avionë. Ai tha gjithashtu se gjatë operacionit në Iran, janë vendosur bombardues mbi Paqësor si “karrem”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Bombarduesit hodhën shumë bomba në dy objekte bërthamore iraniane, Fordoë dhe Natanz”, tha Caine. Në 125 avionë, janë përfshirë B2, cisterna furnizimi me karburant, aeroplanë zbulues dhe avionë luftarakë. “Paketa kryesore e sulmit e përbërë nga shtatë bombardues B-2 Spirit, secili me dy anëtarë të ekuipazhit, vazhdoi qetësisht në lindje me komunikime minimale,” tha Caine. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova A mund ta udhëheqin gratë Prishtinën? Debatojnë tek "Shoqet" Xheki dhe Shala (VIDEO) 4 minuta më parë
Lajme Guterres: Populli i Lindjes së Mesme nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi 44 minuta më parë