Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar NULL NULL 22.06.2025 14:32 22.06.2025 14:32 Një person i moshës 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së diel në fshatin Mirosalë të Ferizajt. Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”. “Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici 2 orë më parë