Arrestohet 23-vjeçari që kërkohej nga Gjykata e Tiranës për shitje dhe prodhim të narkotikëve NULL NULL 22.06.2025 12:43 22.06.2025 12:43 Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Blloku 33”. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, policia kishte sekuestruar 1 kilogramë e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy armë zjarri, 29 celularë, gjashtë automjete, katër peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, transmeton Klankosova.tv.. A. H., sipas njoftimit të policisë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Derisa po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia e kaldajës (VIDEO) 5 minuta më parë
Lajme Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme 16 minuta më parë