U martua me shqiptar, iranianja tregon se çka i pëlqen më shumë në Shqipëri (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 11:41 22.06.2025 11:41 Iranianja Sara Payman është vajza e cila është martuar me një shqiptar dhe tash e dy vjet jeton në Shqipëri. Ajo i shpreh se natyra është gjëja që i pëlqen më së shumti në Shqipëri, përcjell Klankosova.tv. “Më pëlqen shumë jeta në Shqipëri. Mendoj se më pëlqen më shumë natyra në Shqipëri, është jashtëzakonishte bukur”, u shpreh ajo. Naimi, bashkëshorti i Sarës foli pak për historinë e dashurisë së tyre. “Me Sarën kam rreth 10 vjet që njihemi, por për një periudhë të gjatë kohore ishim thjesht miq dhe nuk kishte diçka më shumë, por para tre vitesh e pak u lidhëm dhe jemi martuar. Qëndruam diku 1 vit në Angli dhe para dy vitesh kemi ardhur në Shqipëri”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.