Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Drenas

NULL NULL
22.06.2025 10:26

Një burrë raportohet se ka shtënë me armë zjarri në Shtrubullovë të Drenasit, pasi dyshohet se kishte vërejtur persona të panjohur duke tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë dhe një gëzhojë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq rasti me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari m/k kishte shtënë me armë zjarrit në ajër pasi që, i njëjti ka deklaruar se kishte vërejt persona të panjohur duke tentuar që të hynë në shtëpinë e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.