Asgjësohen 1000 bimë kanabisi në Fier NULL NULL 22.06.2025 10:12 22.06.2025 10:12 Foto nga Policia e Shqipërisë Në fshatin Povelçë të Fierit, policia ka gjetur dhe asgjësuar 1 mijë bimë narkotike të llojit kanabis Sipas policisë, po ashtu u sekuestrua një armë zjarri, dy krehëra dhe 14 fishekë, transmeton Klankosova.tv. Sakaq, i dyshuari u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, dhe u arrestua. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis”. “Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak””, thuhet në njoftimin e policisë. Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Punë e rëndë në KEK, pamje si një punëtor del nga brendësia e kaldajës (VIDEO) 2 minuta më parë
Lajme Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme 12 minuta më parë