Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari NULL NULL 22.06.2025 10:07 22.06.2025 10:07 Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Malishevë 21.06.2025. Dyshohet se viktima/f/k ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day