Djali vret babanë në Berlin NULL NULL 22.06.2025 08:34 22.06.2025 08:34 Një 43 vjeçar është arrestuar në Berlin të Gjermanisë pasi i njëjti dyshohet se ka therrur me thikë babanë e tij. Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, rreth orës 10:30 të mëngjesit, policia dhe zjarrfikësit u njoftuan për rastin në rrugën Sven-Hedin-Straße në Berlin. Mjekët e urgjencës njoftuan se viktima vdiq në vendngjarje. Sipas BILD, viktima ishte një burrë 77-vjeçar. Autori i dyshuar i krimit u identifikua atë mbrëmje dhe u gjet në shtëpinë e tij, që besohet gjithashtu të jetë vendi i krimit. 43-vjeçari është djali i viktimës. Policia duke kryer operacionin e madh në Berlin Policia gjermane po vazhdon hetimet lidhur me rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ekstradohet shqiptari nga Greqia, kërkohej për vjedhje në argjendari dhe kanosje me armë 10 minuta më parë