Vala e fundit e raketave iraniane, ekipet izraelite të emergjencës po dalin në 10 vende NULL NULL 22.06.2025 07:31 22.06.2025 07:31 Foto: AFP Ekipet izraelite të emergjencës po shkojnë në 10 vende të caktuara, pas raportimeve për ndikimet nga vala e fundit e raketave iraniane. “Pas alarmeve që u dëgjuan në minutat e fundit, ekipet e MDA-së dolën për të kontrolluar vendet ku u morën raportimet,” tha agjencia e emergjencës Magen David Adom në një deklaratë. Ushtria izraelite më parë tha se sistemet e saj mbrojtëse po funksiononin, pasi lëshoi një paralajmërim për një valë të re raketash, e para që kur ShBA-ja konfirmoi se kishte bombarduar Iranin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se sirenat paralajmëruese janë dëgjuar edhe në Jordani, që ndodhet midis Izraelit dhe Iranit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Armët në Zveçan ishin fshehur nën tokë- s’ka të arrestuar, dalin detaje nga aksioni 1 minutë më parë