Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika NULL NULL 21.06.2025 21:29 21.06.2025 21:29 Vetura e konfiskuar nga forcat e rendit në Mal të Zi në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Sukobinë – Muriçan. Foto: Policia malazeze Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B. Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”. “Në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë Ulqin dhe në komunikim me oficerët e Interpol Podgoricë, u konfirmua se kërkimi ishte aktiv, kështu që prokurori në Zyrën e Prokurorit Themelor të Shtetit në Ulqin u informua për ngjarjen, me urdhër të të cilit u sekuestrua automjeti”, tha Policia e Malit të Zi në njoftim. Ndërkaq, se çfarë ka ndodhur me personin shoferen e automjetit, Policia nuk ka treguar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025