Gjoshi: PDK-ja mbështet liderët që e rritën partinë, prandaj Krasniqi ishte i vetmi kandidat NULL NULL 21.06.2025 17:56 21.06.2025 17:56 Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se kjo parti me konventën e mbajtur sot ku Memli Krasniqi u rizgjodh kryetar edhe për një mandat, ka dëshmuar se është një parti që ka unitet dhe e vlerëson punën e secilit. Gjoshi tha se Krasniqi ishte i vetmi kandidat për kryetar partie pasi sipas tij, PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët të cilët e kanë çuar partinë drejt rritjes. “Ishte i vetmi kandidat për kryetar për arsye se gjithmonë PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët e vetë të cilët e kanë çuar PDK-në drejt rritjes dhe ecjes përpara. Edhe sot, kjo konventë dëshmoi të njëjtën gjë”. “Nuk është lehtë të drejtohet një parti e cila e ka një bagazh të jashtëzakonshëm, si PDK-ja. Siç e tha Krasniqi, as ai vetë dhe as askush prej nesh s’e ka menduar që dikush tjetër do ta drejtojë një parti e cila ishte themeluar nga liderë me peshë të madhe historike dhe kombëtare, siç kanë qenë Thaçi dhe Veseli”, tha Gjoshi në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se si vet historia e Kosovës, edhe historia e PDK-së është e lidhur me sfida dhe lidhet ngushtë me emrat e dy liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. “Si vetë historia e Kosovës, edhe historia e PDK-së është lidhur me sfida dhe lidhet ngushtë me emrin e Thaçit dhe Veselit”. “Ne, gjithmonë kur mbajmë ngjarje kur janë të rëndësishme për vendin, si kjo e sotmja, i kujtojmë ata dhe kemi emocion për dy nga drejtuesit e partisë, pa përjashtuar Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, e të tjerët që janë në Hagë, të cilët po e zhvillojnë një betejë për Kosovën”, tha Gjoshi. Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot konventën e 11-të me radhë ku me votë unanime, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar edhe për katër vjet të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025