Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova NULL NULL 21.06.2025 17:50 21.06.2025 17:50 Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me rezultatet e hetimit të dëbimit të popullsisë civile nga territori i Kosovës, njofton Klan Kosova. “Gjithashtu, jemi aktualisht duke punuar edhe shumë shpejt presim të përfundojë rasti i dëbimit të popullsisë civile në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Morina në Info Magazine të Klan Kosovës. “Dhe, rezultatet e këtij hetimi do t’i shihni shumë shpejt”. “Janë një mori masakrash të mëdha ose raste të mëdha të cilat i kemi të gjitha në punë, dhe për të gjitha punojmë vazhdimisht”. Sipas Morinës, bashkëpunimi me qytetarët është i mirë, porse sfidë mbesin dëhsmitarët. “Bashkëpunimi me qytetarë është i mirë, gjithmonë kur ne i ftojmë ose kur ata kanë informacion na kontaktojnë dhe kemi komunikim të mirë”. “Por, sfida është vetëm te provat kryesore, janë dëshmitarët, dhe kjo sfidë nuk është për ne por është edhe për shtetet në regjion siç janë Serbia, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina”. “Tani është çështje e vlerësimit se sa dëshmitarë mbajnë mend për gjithë ato ngjarje që kanë ndodhur para 25 vjetësh”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025