Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave NULL NULL 21.06.2025 16:49 21.06.2025 16:49 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore. Në njoftimin për media, MAShTI ka thënë se provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1,335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionarëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar. Megjithatë, ministria thotë se pati disa probleme të përdorimit të telefonave nga një pjesë e nxënësve. “Për shkak të përdorimit të telefonave, kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit”, tha MAShTI. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025