Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë

NULL NULL
21.06.2025 14:36

Pas rizgjedhjes si kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur konferencë për media.

Ai tha se me këtë rizgjedhje, ai këtë besim e merr me nder e me përgjegjësi të lartë, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Krasniqi tha se PDK sot është më bashkuar se kurrë më parë.

“Më besuan sërish drejtimin e partisë, dhe këtë besim e marr me nder dhe përgjegjësi të lartë. Katër vjet më parë mora një detyrë të madhe, sot me këtë rizgjedhje e kthejmë atë detyrë në mision të përbashkët për të ardhmen. Këto katër vite kanë qenë sfiduese, por kemi punuar e kemi vazhduar me qëndrueshmëri, me dinjitet dhe përkushtim. PDK sot është më e bashkuar, më e qartë dhe më e gatshme për sfidat e reja”, u shpreh Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi tha se Konventa e Përgjithshme e PDK-së ishte dëshmi e unitetit të kësaj partie.

“Kjo Konventë nuk ishte vetëm rizgjidhje e imja, apo një moment formal e solemn, ishte dëshmi e unitetit tonë dhe besimit të ndërsjellë. Votimi unanim ishte më shumë se legjitimitet për mua”, tha Krasniqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.